
Aksident në Deçan, lëndohen tre persona, Policia jep detaje
20 qershor 2025
| 21:32
Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Në këtë aksident janë përfshirë dy fytyra.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.
Rugova ka treguar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.