
Aksident në Gllarevë të Klinës, lëndohen katër persona
10 maj 2025
| 13:41
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë mes dy veturave, katër persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar për tretman mjekësor.”, tha Gashi.