Aksident në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar
20 nëntor 2025
| 19:51
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Gashi.



