Aksident në Istog, pesë të lënduar

08 dhjetor 2019 | 17:11

Një aksident ka ndodhur në fshatin Bajincë të Istogut. Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova për “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se sipas ekipit mjekësor, lëndimet e pesë personave janë të lehta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytjet në Ugandë kanë marrë jetën e të paktën 16…