Aksident në Laç, humb jetën 37-vjeçari, arrestohet shoferja e automjetit

02 qershor 2026 | 21:52

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në aksin Laç–Patok, ndërsa policia ka arrestuar shoferen e automjetit të përfshirë në ngjarje.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë e arrestuara është 33-vjeçare, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

“Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithatë, rreth orës 18:40, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”.

“Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim, shkruan abcnews.al.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Uran Ismaili, është i ftuar…