Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një këmbësore mbetet e vdekur

04 tetor 2022 | 22:11

Një grua ka humbur jetën si pasojë e goditjes në vetura në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:15, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, kanë thënë tutje nga Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se…