Aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, tre të lënduar

24 nëntor 2021 | 18:58

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në Vragoli.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe janë përfshirë dy vetura.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Hoxha tha se dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pas mosmbajtjes së distancës nga automjetet.

Ai iu bëri thirrje vozitësve që kenë kujdes.

“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re gjermane mbështet integrimin evropian të gjashtë vendeve…