Aksident në Podujevë, katër të lënduar

07 shkurt 2021 | 14:09

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti në mes të dy veturave që ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:00, ne rrugën ‘Nuhi Gashi’, në Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nga qyteti…