Aksident në Podujevë, vdes një person

06 shtator 2021 | 15:45

Një person ka vdekur mesditën e sotme si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Obrançë të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kaçanikut, përkatësisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim,…