Aksident në Ponoshec të Gjakovës, goditen me veturë dy policë

02 nëntor 2021 | 23:47

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku një veturë goditi dy zyrtarë policorë. Policët e lënduar janë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi.

Të njëjtit janë zyrtarë policorë të vijës së gjelbër të kufirit.

Mësohet se Kuqi dhe Kasumi janë nga komuna e Deçanit.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me këtë aksident.

“Ka ndodhur një aksident. Derisa vetura zyrtare ka qenë në pikën e kontrollit , ka ardhë një veturë papritmas e ka goditë policët dhe veturën e policisë. Gjendja e tyre momentalisht është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismajl Kurteshi nga VV-ja është parë në një kafeteri me…