Aksident në Prishtinë, afër Spitalit Amerikan (Video)
05 gusht 2020
| 10:27
Sot, pak çaste më parë, në Prishtinë, afër Spitalit Amerikan, ka ndodhur një përplasje zinxhirore e shtatë veturave.
Pos dëmeve materiale të automjeteve, janë shkaktuar edhe lëndime fizike të njerëzve. Autoambulanca sapo u nis, me shpejtësi dhe alarm ndezur, drejt spitalit shtetëror.
Në këtë rrugë veturat lëvizin me shpejtësi të madhe. Këtu prej më shumë se një muaji nuk ka mbikëqyrje policore as natën.
(Epoka e re)



