Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

20 shkurt 2026 | 14:05

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në rrugën Prishinë-Gjilan. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për…