Aksident në Shtërpcë, katër persona të lënduar

25 maj 2025 | 08:50

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës prej veturave dhe tre pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor në institucionet shëndetësore përkatëse.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 27 vjet kur më 25 maj 1998, forcat…