
Aksident në Skenderaj, lëndohen shtatë persona
18 gusht 2021
| 20:45
Janë lënduar shtatë persona nga një aksident trafiku në fshatin në Polac të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajoni e Mitrovicës, Avni Zahiti për Demokracia.com ka bërë të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
‘’Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac, Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor’’, konfirmoi Zahiti.