Aksident në Zajm të Klinës, dy të vdekur

23 shtator 2025 | 08:29

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon…