Aksident te “Kroni i Mbretit”, rrokulliset një veturë
13 shkurt 2026
| 10:10
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te“Kroni i Mbretit”. Sipas pamjeve të publikuara një veturë është rrokullisur.
Për pasojë janë shkaktuar kolona të gjata. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me detaje.



