
Aksident trafiku në Dollc të Klinës
07 maj 2025
| 09:07
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë–Pejë në Dollc, ku janë përfshirë dy kamionë, njëri prej të cilëve është një cisternë dhe tjetri një kamion i kuq i markës Mercedes.
Nga fotografia shihet se njëra nga automjetet ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa tjetri ndodhet në anë të rrugës me dëmtime në pjesën e përparme.
Deri në këto momente organet e rendit nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes.