Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

31 tetor 2022 | 20:39

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Dush të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dush të Klinës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, të tre ata janë liruar menjëherë në shtëpi”, deklaroi ai.

lg.php.gif

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur i zhgënjyer nga…