Aksident tragjik në Austri, Valon Berisha pa nga afër vdekjen e kushëririt

23 shkurt 2026 | 14:57

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ishte dëshmitar i një aksidenti tragjik që ndodhi të dielën në mëngjes në Austri.

Mediumi austriak “Krone“, ka shkruar se një 38-vjeçar me shtetësi zvicerane, kushëriri i tij nga Rothrist në Aargau, doli nga rruga me furgonin e tij pranë stacionit të pushimit në Lindach, Laakirchen, dhe u përplas ballë për ballë me një barrierë druri, duke humbur jetën.

Berisha po ngiste makinën direkt përpara furgonit të aksidentuar dhe e vuri re incidentin në pasqyrën e pasme, transmeton Klankosova.tv.

“Ai u ndal menjëherë, vrapoi në vendngjarje, ofroi ndihmën e parë së bashku me dëshmitarë të tjerë dhe thirri shërbimet e emergjencës. Pas përpjekjeve rreth 30-minutëshe për ringjalljen e viktimës, ajo u shpall e vdekur. Valon Berisha dhe ndihmësit e tjerë u asistuan nga ekipi i ndërhyrjes në kriza i Kryqit të Kuq”, bën të ditur mediumi.

Po ashtu FC Zürich ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe  thotë se e mbështet Valon Berishën në këtë situatë të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e…