
Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë
24 qershor 2025
| 13:11
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Pushimi i Shoferit – Divjakë”, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një 15-vjeçar që ndodhej në motoçikletë.
Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë dëshmitë përkatëse.
Ende nuk ka detaje mbi identitetin e drejtuesve të mjeteve apo mbi dinamikën e saktë të aksidentit.