Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësorja

15 maj 2025 | 10:57

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Një automjet, i drejtuar nga shtetasi S. P., ka përplasur një këmbësore, shtetasen A. M., 50 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton A2Cnn.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se mëngjesin e së mërkurës…