Aksident tragjik në Meksikë, humbin jetën 21 persona

15 maj 2025 | 08:25

Të paktën 21 persona humbën jetën në një aksident automobilistik të mërkurën në Meksikë, tha një zyrtar i lartë shtetëror.

Në një postim në mediat sociale, ministri i Brendshëm i Puebla, Samuel Aguilar tha se në aksident përfshiheshin tre automjete dhe se një numër i paspecifikuar i personave të tjerë po trajtoheshin për lëndime.

Gazeta meksikane “La Jornada” raportoi se përplasja fatale ndodhi kur një kamion çimentoje tentoi të parakalonte një automjet tjetër përpara se të kalonte në korsinë e kundërt dhe të godiste një autobus, më pas duke u përplasur kokë më kokë në një furgon transporti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Presidencën e Kosovës pritet të zhvillohet një takim…