Aksident zinxhiror në Gllarevë të Klinës, dërgohen autoambulanca në vendin e ngjarjes

20 korrik 2025 | 19:56

Një aksident zinxhiror ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 18:37.

“Rreth orës 18:37 kemi pranuar informacionin se ka ndodhur një aksident zinxhiror në fshatin Gllarevë. Ende nuk dihet saktësisht sa persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë dërguar dy autoambulanca”, ka deklaruar Gashi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtare policore është arrestuar për keqpërdorim të pozitës dhe…