Aksidenti me dy të vdekur në Nabërgjan të Pejës, familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha

17 korrik 2025 | 08:19

Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha.

Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent, Valdrin Daci për “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.

Ai tregon se falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet , i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi.

Viktimat ishin babë e birë, Mehmet dhe Arbër Kelmendi.

Sipas Dacit, pas varrimit të viktimës së dytë, Mehmetit, i cili vdiq disa ditë pas aksidentit, familja Kelmendi zgjati dorën dhe ia fali gjakun familjes Berisha dhe djalit të tyre 26-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca po shqyrton eliminimin e dy festave zyrtare, ndërsa qeveria…