Aksidenti me fatalitet në ‘Ibrahim Rugova’, rruga vazhdon të jetë e bllokuar në hyrje të Prizrenit
12 dhjetor 2025
| 11:05
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Burime nga Spitali i Prizrenit kanë konfirmuar “Klan Kosovën” se dy të lënduarit janë dërguar atje menjëherë pas aksidentit.
Sipas informacioneve, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë dhe tashmë është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Ndërsa personi tjetër ka marrë lëndime jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.
Si pasojë e këtij aksidenti, rruga si pasojë e aksidentit vazhdon të jetë e bllokuar.



