Aksidenti me skele në Vjenë, katër personat që vdiqën janë nga Kosova

17 mars 2026 | 22:02

Katër personat që vdiqën sot në një aksident me skele në Vjenë të Austrisë, janë nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se një nga viktimat është nga kjo komunë, derisa ka thënë se edhe tre viktimat tjera janë nga Kosova.

“Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi. Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, ka shkruar Lushtaku.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme.

“Në oborrin e një pallati me disa apartamente, disa punëtorë ndërtimi janë mbuluar nga rrënojat për arsye ende të paqarta. Si pasojë, u kryen veprime të gjera shpëtimi dhe nxjerrjeje. Katër punëtorë ndërtimi u gjetën të vdekur. Një punëtor u shpëtua dhe u dërgua në spital. Hetimet e mëtejshme për shkakun e aksidentit janë në vazhdim”, ka konfirmuar Policia e Vjenës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka pranuar…