Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiqën dy shtetase shqiptare, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

12 dhjetor 2025 | 20:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani. Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.

Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale. /tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për deputet me numër 14, Arton Demhasaj,…