Aksidenti në Zhur të Prizrenit, vdes edhe personi i dytë

08 gusht 2022 | 10:24

Me 11 korrik të këtij viti kishte ndodhur një aksident në Zhur të Prizrenit mes një kamioni dhe veture, si pasojë kishte vdekur një person dhe dy të tjerë ishin lënduar.

Pas disa ditësh qëndrimi në QKUK, ka vdekur edhe personi i dytë i lënduar në këtë aksident.

Bëhet e ditur se viktima ka qenë vozitës i njërit prej automjeteve.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Zhur, Prizren, 12.07.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e…