Aksidenti tragjik, autoambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për tre minuta

25 korrik 2021 | 14:50

Doktoresha Maja Grba-Bujeviq, drejtoreshë e Institutit Kroat të Mjekësisë Emergjente, ka thënë se tetë ekipe urgjence kanë marrë pjesë në ofrimin e kujdesit mjekësor pas aksidentit tragjik që ua mori jetën 10 personave që po vinin nga Frankfurti për në Kosovë.

Ajo ka thënë se autoambulanca shkoi në vendin e ngjarjes tragjike për tre minuta.

“Në 6:23 morëm një telefonatë nga qendra 112, në 6:26 shkuam në vendin e ngjarjes. Punonjësit e urgjencës mjekësore ishin në vendin e aksidentit për një kohë shumë të shkurtër dhe të plagosurit po trajtoheshin me urgjencë”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga aksidenti tragjik i ditës së sotme të ndodhur në…