Aksidenti tragjik në Lupç, reagon kryetari i Podujevës
09 janar 2022
| 12:44
Sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë humbur jetën 2 persona dhe 9 të tjerë janë lënduar.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjet e viktimave.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilën mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjera. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.



