Aksidentohen në Itali dy të rinj shqiptarë, policia iu gjen armë dhe drogë

02 janar 2023 | 16:50

Dy të rinjve shqiptarë iu prish festa e ndërrimit të moteve. Kjo pasi ata u desh ta kalonin në polici.

Ngjarja ndodhi në Videnza të Italisë.

Ata u aksidentuan me veturë, duke e goditur një shtyllë të ndriçimit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur në derën e makinës doza të kokainës dhe kanabisi.

Po ashtu u konstatua që 20-vjeçari shqiptar i cili voziste veturën, nuk kishte patentë-shofer, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Kontroll u bë nga Karabinierët edhe në dhomën e hotelit ku po qëndronin të rinjtë.

Aty gjitashtu u gjetën doza të drogë të llojit “Kanabis”, si dhe një armë zjarri e llojit “Beretta”.

Tani mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat për posedim të drogës dhe armëve pa paleje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big…