Aksidentohet autobusi me turistë, humbin jetën 17 persona

07 qershor 2019 | 11:44

Të paktën 17 turistë me kombësi të ndryshme kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë të sinjalistikës rrugore në Dubai.

Sipas “BBC”, aksidenti ndodhi në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed dhe brenda tij ndodheshin 31 pasagjerë. Zyrtarë indianë thanë se në mesin e viktimave ishin 8 shtetas indianë.

Në timonin e autobusit ishte një 50-vjeçar, i cili mësohet se mori dëmtime të lehta. Për ngjarjen kanë nisur hetimet dhe pritet që dëshmia e tij të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Qendrën Kryesore të…