Aksidentohet familja me 6 anëtarë në Rrugën e Arbrit, një i vdekur dhe pesë të lënduar

13 mars 2025 | 23:41

Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.

Shtetasi E.Z. duke drejtuar automjetin tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vdekur bashkëshortja e tij, M.Z.. Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit.

Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska e ka miratuar të enjten…