Aksidentohet kombinusi me tre të burgosurë

17 shkurt 2020 | 11:34

Këtë të hënë është regjistuar një ngjarje e pazakontë, ku një furgon që transportonte tre të burgosur është përplasur nga një makinë, për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë u përplas në aksin Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat. Polici, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrët me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtorhet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian mban sot një konferencë donatorësh për Shqipërinë. Takimi…