
Aksidentohet në Itali autobusi nga Kosova (foto)
06 qershor 2022
| 14:05
19 shtetas të Kosovës janë lënduar në një aksident me autobus në Bolzano të Italisë.
Sipas medieve italiane, aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në ora 7:45, i cili ishte nisur nga Serbia për në Bolzano të Italisë.
Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autobus, ku shoferi i këtij të fundit ka mbetur i lënduar rëndë.