Aksidentohet në rrugën Kllokot-Viti, vdes motoçiklisti

28 maj 2022 | 09:12

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në aksident ishte e përfshirë një motoçikletë me ngasës një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22 zhvillohet sonte…