Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi, të paktën 11 të lënduar

11 janar 2022 | 23:25

Mediat serbe raportojnë se një autobus me udhëtarë nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, rreth orës 22:00.

“Novosti.rs” bën të ditur se bëhet fjalë për një autobus të firmës “Zhitia Turist”, që po udhëtonte në linjën Prishtinë – Graz (Austri).

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Krushevcit”, shkruan “Novosti.rs”. 

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për 11 të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar në Serbi.…