
Aksion i madh policor, bastisje në disa lokacione
24 shtator 2025
| 08:48
Aktualisht është duke u zhvilluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës në disa lokacione në Kosovë.
Burime të medieve bëjnë me dije se janë duke u bastisur rreth 25 lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë.
Ende nuk dihen arsyet e bastisjeve apo personat e përfshirë, por burimet bëjnë me dije se aksioni lidhet me një hetim të gjerë.