
Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në disa komuna të Kosovës
05 shtator 2025
| 12:27
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një aksion të gjerë që përfshin disa komuna dhe lokacione të ndryshme në vend.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në këtë operacion janë angazhuar një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të drejtësisë.
“Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa komuna dhe në disa lokacione. Në këtë aksion janë 9 prokurorë, kryeprokurorja dhe policia”, tha Nikçi për Telegrafin.
Detaje të mëtejshme lidhur me natyrën e aksionit, komunat e përfshira apo objektivat e tij ende nuk janë bërë publike.