Aksion në ‘Eko Regjioni’ në Prizren, Prokuroria Speciale arreston dy persona të dyshuar
Sipas prokurorisë, A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik”.
Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.
“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, prokuroria ka bërë me dije se në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike “AK-47” si dhe para të gatshme.




