Aksionarët e Stacionit të Autobusëve kërkojnë raportin financiar nga Bordi

01 mars 2018 | 13:41

Sot është mbajtur takimi i parë i komisionit të ri të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Stacioni i Autobusëve.

Dy aksionarët e zgjedhur nga Kuvendi Komunal, Rifat Deri dhe Mirsad Vitia, bashkë me aksionarin e emëruar nga kryetari i komunës, Muhedin Nushi, do të kërkojnë nga Bordi i Ndërmarrjes raportin financiar për tri vitet e fundit, për të parë se si qëndrojnë punët në atë drejtim dhe se çfarë ndryshimet duhet bërë në ndërmarrje.

Po ashtu, komisioni i aksionarëve do të kërkojë edhe planin e biznesit për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018; raportet vjetore të punës së bordit 2015, 2016 dhe 2017; organogramin e Ndërmarrjes; biografitë e të gjithë drejtorëve dhe zyrtarëve kryesorë; informatë mbi datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të bordit aktual të drejtorëve; informatë për datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të komisionit të auditimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi…