Aksioni në Vranjevc, policia gjeti arsenal armësh dhe shtiu ndaj të dyshuarit
08 maj 2022
| 11:11
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se një polic është detyruar ta përdorë armën në vetëmbrojtje gjatë një bastisje në Vranjevc të Prishtinës.
Bastisja erdhi si shkak se i njëjti ka shtënë mbrëmë me armë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu.
“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës.



