Aksioni për manipulimin e votave, kryeprokurori i Gjakovës del në konferencë në orën 15:00

28 janar 2026 | 12:07

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë për dyshime mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të mbahet sot, më 28 janar 2026, në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në katin e parë, në sallën e konferencave.

Në këtë konferencë do të flasë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, i cili pritet të japë detaje lidhur me aksionin e Prokurorisë që ka të bëjë me falsifikimin e rezultateve zgjedhore gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Aksioni lidhet konkretisht me procesin e numërimit të votave në Komunën e Malishevës, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se informacione shtesë do të bëhen publike gjatë konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar…