
Aksioni simbolik për ministren Nagavci me rastin e 7 Marsit, arrestohen aktivistët e PSD-së
07 mars 2024
| 14:30
Disa prej aktivistëve të Partisë Socialdemokrate(PSD) janë arrestuar gjatë ditës së sotme.
Kjo pasi ata kanë realizuar një aksion simbolik për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me rastin e 7 Marsit.
PSD-ja kishte përgatitur një librezë ku Nagavci e kishte notën e dobët në të gjitha iniciativat e arsimit.


