Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Çitaku: Nuk e ka bërë asnjë hap pa aprovimin e Kurtit
11 nëntor 2025
| 20:19
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit.
Ajo tha se asnjë ministër nuk ka vepruar pa aprovimin e Albin Kurtit.
Postimi i Çitakut:
Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K.
Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës.
Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij.



