Aktakuza, Pacolli: Kadri Veseli do të triumfojë në këtë proces të pakuptueshëm për ne

05 nëntor 2020 | 11:06

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Pacolli ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të dalë dinjitetshëm nga ky proces.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK-së është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka thënë se drejtësia do të triumfojë, përkundër përpjekjeve për dëmtimin e shtetit të Kosovës.

“Drejtësia do të triumfojë pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës.Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë…