Aktakuza për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’: Refuzohet kërkesa e avokatëve për përjashtimin e prokurorit
07 janar 2026
| 14:53
Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda për shpërthimin në kanalin e “Ibër-Lepencit| në Varagë të Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar për “Tëvë1”, Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, ka thënë ajo.
Vëllezërit Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, në seancën e parë të mbajtur më 24 dhjetor kishin kërkuar përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu.



