Aktakuzë kundër tre personave për disa vepra penale

18 nëntor 2025 | 16:23

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj tre personave, për veprat penale “Mashtrimi”, “Detyrimi”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri K.K., sipas PSRK-së, akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, dhe për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, K.K., gjatë viteve 2023-2024, në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N për të arritur një marrëveshje joformale për shitjen e disa banesave në pronësi të tij, por i akuzuari pas arritjes së marrëveshjes nuk e ka kryer shitjen e banesave”, thotë PSRK.

Ndërsa A.M., sipas aktakuzës, akuzohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë një lajmërim të rremë ndaj të dëmtuarit E.N.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri D.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kanosur të dëmtuarin E.N me qëllim që ta detyrojë të veprojë në dëm të pasurisë tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar përmes një postimi…