
Aktakuzë ndaj Sali Asllanajt
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.
Ai dyshohet se sa ka ushtruar këtë detyrë e ka keqpërdorur atë, bashkë me ish drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha dhe drejtorin e shkollës në fshatin Nishor të kësaj komune M.H., ka njoftuar prokuroria.
Akuza që rëndon mbi ta është “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së ‘Kosovo Hope’ për projektin ‘Transporti i nxënësve’, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 euro”, thuhet në njoftimin për media.