
Aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë, shtytje në vrasje të rëndë në tentativë dhe shantazh
09 tetor 2025
| 16:33
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, S.Z, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, kundër I.Z, për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale të Vrasjes së rëndë” dhe ndaj të pandehurit D.Z për veprën penale “Shantazhi” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, e pandehura S.Z, me datë 14 korrik të vitit 2025, në afërsi të fshatit Bokshiq të komunës së Klinës, me të takuar viktimën, e pandehura nxjerr nga çanta thikën dhe e godet të dëmtuarin në pjesën e sipërme të stomakut/barkut, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe gjakderdhje masive. Pas goditjes, e pandehura ikën në drejtim të veturës, ku po e priste i pandehuri D.Z , dhe rrugës për në shtëpi e hedh thikën në lumë në afërsi të fshatit Dugojevë.
I pandehuri I.Z, akuzohet se me parë e gjer me datë 14 korrik të vitit 2025, ka shtyt të pandehurën S.Z, duke i bërë presion të vazhdueshëm me qëllim që ajo ta privojë nga jeta të dëmtuarin, ose në të kundërt, ta shantazhoj atë për pagesën e shumës prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, duke e detyruar kështu të pandehurën S.Z në kryerje të veprës penale.
Kurse, i pandehuri D.Z, akuzohet se përmes telefonit ka shantazhuar viktimën duke i dërguar mesazhe kërcënuese dhe duke i kërkuar shuma të ndryshme parash.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.